Qeveria britanike ka njoftuar se këtë vit do të përgatisë një projektligj që lejon fekondimin artificial me përzierjen e gjeneve të tre personave.

Nëse ky ligj do të miratohet, atëherë Britania e Madhe do të bëhet vendi i parë që legalizon këtë procedurë, qëllimi i të cilit qëndron në modifikimin e gjeneve të embrionit dhe zëvendësimin e  atyre që mund të shkaktojnë sëmundje të rënda.