Avioni IL-76 u ul sot në aeroportin e Novokuznetskut pa arritur të fluturojë për vetëm 65 metra deri në pistën e uljes.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë uljes aeroplani shembi 12 shtylla sinjalizuese, dëmtoi rrotën e djathtë dhe një pjesë të shasisë.

Avioni ishte i ngarkuar me mallra dhe po fluturonte nga Krasnojarsku. Në bord nuk kishte pasagjerë. Gjatë uljes askush nuk u lëndua.