"Siguria" - fjala kyçe për të gjithë pjesëmarrësit e forumit "Energjia bërthamore në shekullin e 21-të". Kjo nuk është e habitshme. Pas aksidentit në Çernobil dhe në elektrostacionin atomik japonez "Fukushima-1" për njeriun e thjeshtë energjia bërthamore asociohet kryesisht me katastrofa të shkallës së gjerë dhe humbje të jetëve njerëzore. Ndërkohë, ekspertët, duke folur rreth energjisë bërthamore në vend të parë, theksojnë faktin se sa ekologjike është ajo. Këtë theksoi edhe Kreu i kompanisë "Rosatom", Sergei Kirienko:

- Një llogaritje e thjeshtë, e cila u bë gjatë një debati që pasoi "Fukushima", tregon se centralet bërthamore çdo vit zvogëlojnë në shkallë të gjerë emetimin total të dioksidit të karbonit në atmosferë. Le të imagjinojmë që të gjitha elektrostacionet atomike në një moment pushojnë së funksionuari. Kjo do të thotë emetimin suplementar të 1.7 miliardë ton dioksid karboni në atmosferë.

Për konsumatorët e zakonshëm të energjisë bërthamore - këto janë edhe fatura të ulëta të energjisë elektrike. Ndërsa për shtetin - çelës i zhvillimit ekonomik. Për ketë rikujtoi përfaqësuesi i delegacionit kinez. Ai tha se pas aksidentit në centralin bërthamor "Fukushima-1" vendi i tij, jo vetëm që nuk e refuzoi energjinë bërthamore, por ka porositur edhe katër reaktorë të rinj. Ndërkohë Kina ka filluar ndërtimin edhe të 10 reaktorëve të tjerë në këtë moment. Për të realizuar në jetë "endrrën kineze" vendit i duhet një burim efikas dhe ekologjikisht i pastër i energjisë. Teza të ngjashme shprehu edhe Sergei Kirienko:

- Pa energji bërthamore në të ardhmen e afërt do të jetë i pamundur furnizimi i qëndrueshëm i energjisë elektrike në botë. Sot është e qartë se aksesi në një burim të besueshëm të energjisë, ashtu siç është energjia bërthamore, shërben për shumë vende si kusht kyç për zhvillimin e qëndrueshëm.