Në parim, nga ky samit mund të pritej një hap përpara, nëse nuk do të ekzistonin dy "nëse": nëse zona euro dhe Bashkimi Europian nuk do të ishin aq shumë të varur nga Gjermania dhe nëse Kancelarja Angela Merkel nuk do të varej aq shumë nga zgjedhjet e ardhshme të 22 shtatorit për Bundestag-un.

Kancelarja e parë femër në historinë e Gjermanisë Angela Merkel i ka të gjitha shanset, për t'u rizgjedhur dhe për të qeverisur vendin edhe për 4 vite të tjera. Ajo tashmë ka deklaruar se nga rizgjedhja e saj do të varet jo vetëm e ardhmja e Gjermanisë, por e të gjithë Europës.

Gjermanët janë në favor të një disipline të rreptë financiare në BE, veçanërisht për ato vende, të cilat thelluan krizën financiare në Bashkimin Europian me politikën e tyre: Qipro, Greqia, Spanja, Italia. "Disiplina gjermane" nënkupton masa të rrepta të mbikëqyrjes bankare për të gjithë, disiplinë të rreptë financiare, integrim ekonomik, reforma në tregun e punës dhe kështu me radhë. Një “disiplinë” të tillë në BE nuk mund ta përballojë kushdo. Ndërkohë, Gjermania nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kërkesat e saj. Pra, në qoftë se në samitin e ardhshëm nuk do të bëhen të paktën hapa prapa, atëherë ky mund të konsiderohet si një sukses i madh.

Çështjet e situatës në eurozonë nuk do të jenë aspak të fundit për nga rëndësia gjatë fushatës elektorale në Gjermani, mendon eksperti rus Vlladisllav Bellov:

- Gjermania është një nga vendet që është më e përfshira në financimin e mekanizmave përkatës në BE, të cilat garantojnë stabilitetin e eurozonës dhe bashkimit ekonomik në tërësi. Opozitarët, social demokratët dhe "të gjelbërit" kritikojnë koalicionin qeverisës për qasje të paqartë ndaj zgjidhjes së problemeve të BE-së, për faktin se qeveria shumë pak këshillohet me pushtetin legjislativ.

Siodoqoftë, Merkel do të duhet të marrë parasysh mendimin e votuesve, të cilët janë të pakënaqur me lëshimet shumë të mëdha të Gjermanisë kundrejt BE-së. Përndryshe mund të humbet vota. Kështu që problemet e BE-së përsëri do të mbeten të pazgjidhura.