Agjencia Qendrore e Zbulimit e SHBA-së filloi furnizimet e armëve në Jordani, e cila planifikon t’jua transferojë ato rebelëve sirianë. Sipas të dhënave të zyrtarëve amerikanë, planifikohet që armët t’ju dorëzohen disa grupeve të kryengritësve "të moderuar" për një muaj, në mënyrë që ata të mund të fillojnë sulmin kundër forcave qeveritare siriane në fillim të gushtit.

Në të njëjtën kohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përpiqen të arrijnë furnizimin me armë të grupeve rebele nga vendet arabe dhe ato evropiane.