Të mërkurën Presidenti i Egjiptit iu drejtua popullit me një fjalim në televizion. Mohammed Mursi premtoi të reformojë kushtetutën e vendit dhe shpalli formimin e një komisioni për përgatitjen e propozimeve konkrete, në të cilin do të përfshihen përfaqësues të të gjitha palëve politike. Liderët e tyre mund të fillojnë që sot punën mbi krijimin e këtij organizmi të ri.

"Në mënyrë që të arrihen objektivat e vërteta të revolucionit, ne kemi nevojë për reforma themelore", - theksoi Mursi. - "Egjipti po përballet me shumë probleme. Polarizimi në shoqërinë ka arritur një nivel të tillë që mund të kërcënojë demokracinë tonë, duke shkaktuar kaos dhe paralizuar shoqërinë".