Në shtetin e Teksasit janë ekzekutuar 500 dënime me vdekje që nga viti 1982, kur autoritetet e shtetit e rinovuan aplikimin e tij.

Në prag të 52-vjetorit Kimberly McCarthy, e dënuar për vrasjen e një pensioniste 71-vjeçare, u ekzekutua me ndihmën e një injeksioni vdekjeprurës. E dënuara u bë femra e parë e ekzekutuar në SHBA për gati tre vitet e fundit.

Si masa më e lartë e ndëshkimit dënimi me vdekje zbatohet në 32 nga 50 shtetet e SHBA-së.