Kompania metalurgjike ruse "VSMPO-Avisma", prodhuesi më i madh në botë i titanit, do të furnizojë me pjesë këmbimi avionët “Airbus”.

Sipërmarrja evropiane e prodhimit të avionëve ka rënë dakord në lidhje me këtë me korporatën e Uralit mbi furnizimin e pjesëve të këmbimit për avionët “A-350-1000”. Ato nevojiten për elementet e krahut dhe veshjet kryesore të shasesë. Më parë, kompanitë kanë mbyllur një kontratë të ngjashme për avionët “A-350-900”. "VSMPO-Avisima" është furnizuesi kryesor i titanit për “Airbus”. Kompania ruse furnizon më shumë se 60% të kërkesës për këtë prodhues të avionëve metalike. Sipas marrëveshjes, rusët do të duhet të kryejnë punët e vlerësuara me shumën 4 miliardë dollarë.