Sindikatat kryesore portugeze - Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve Portugezë dhe Bashkimi i Përgjithshëm i Punëtorëve - bënë thirrje për një grevë të përgjithshme të enjten.

Pjesëmarrësit e grevës kanë ndërmend të protestojnë kundër masave shtrënguese fiskale të qeverisë, si dhe kundër rritjes së papunësisë.

Nga ana tjetër Kryeministri portugez Pedro Passos Coelho tha se qeveria respekton të drejtën e popullit për të dalë në grevë.