Në Britaninë e Madhe rezervat e gazit shist argjilor mund të jenë dy herë më të mëdha se sa mendohej më parë, thuhet në një sondazh të raportit të shërbimit gjeologjik të vendit.

Sipas fjalëve të gjeologëve, ende nuk është e qartë nëse të gjitha këto rezerva mund të nxirren dhe se sa do të jetë i qëndrueshëm ekonomikisht përpunimi i vendburimeve.

Deri tani vendi i vetëm ku ekonomikisht prodhohet gaz shist argjilor është SHBA-ja.