Në Argjentinë u zëvendësua plotësisht udhëheqja e lartë ushtarake si pasojë e vendimit të Presidentes Cristina Fernandez de Kirchner, thuhet të mërkurën në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së republikës amerikano-jugore.

Siç theksojnë vëzhguesit, lëvizjet janë të lidhura me emërimin e kohëve të fundit në postin e Ministrit të Mbrojtjes nga dhoma e ulët e parlamentit të Argjentinës të Agustin Rossi. Zyrtarisht, ish-udhëheqja e Forcave të Armatosura që u shkarkua nga detyra u falenderua nga Kreu i shtetit për shërbimin e shkëlqyer.