Cilës gjëje do të donit ju t’i kushtonit vëmendje të veçantë, duke folur në lidhje me raportin mbi lëndët narkotike?

Raporti Botëror i radhës, natyrisht, përmban në vetvete një sasi të konsiderueshme faktesh që pasqyrojnë situatën në botë. Por, ndërkohë vëmendja nuk përqendrohet në çështjen kryesore - shkallën e prodhimit të drogës në Afganistan. Për të flitet vetëm si për një nga problemet. Sipas mendimit tim, kjo nuk lejon formulimin e qartë të nevojës për veprime specifike për zgjidhjen e këtij problemi të veçantë.

Në shumë mënyra, pra, veprimet në marrëdhënie me prodhimin e drogës në Afganistan nuk janë të mjaftueshme, sidomos nëse krahasohet ky problem me faktin se si bëhet kjo në Hemisferën Perëndimore: në Kolumbi, në Meksikë. Atje çdo vit shkatërrohen më shumë se gjysma e të mjedhave të kokainës, ndërkohë që në Afganistan kjo shifër arrin vetëm rreth 2%.

Fokusi tematik i raportit është substancat e reja psikoaktive. Çfarë mund të thuhet në lidhje me këtë?

Ky është një problem i gjithë njerëzimit, pasi teknologjitë kimike dhe farmaceutike kanë arritur lartësi të mëdha, duke përdorur mundësitë e nanoteknologjisë, dhe, natyrisht, këto nxituan t’i përdornin elementët kriminalë, të cilët përpiqen të sintetizojnë gjithnjë e më shumë produkte të reja që përmbajnë substanca psikoaktive. Për këtë arsye ne regjistrojmë një rritje të shpejtë të sintezës së substancave të reja psikoaktive, ato shfaqen me një frekuencë - një substancë e re në javë. Kjo kërkon veprime të shpejta dhe efektive të shtetit dhe shoqërisë për ta bërë procesin të kontrollueshëm.

Rusia do të marrë pjesë aktive në përgatitjen e oficerëve të policisë antidrogë?

Është e nevojshme të zhvillohet një politikë e re antidrogë. Ky, natyrisht, duhet të jetë një akses i balancuar për zgjidhjen e problemit të narkomanisë dhe trafikimit të drogës. Trafikantët e drogës kanë arritur tashmë terroristët, kriminelët, vrasësit për nga sofistikimi i metodave në lidhje me promovimin e produkteve të tyre për fitime përrallore. Pra, natyrisht, çështjet e trajnimit të policisë antidrogë janë pjesë përbërëse e punës sonë.