Tokio do t’ju ofrojë mbështetje Filipineve në mbrojtjen e ishujve Spratly (Nansha) në Detin e Kinës Jugore, të cilat janë subjekt i një mosmarrëveshje territoriale midis Manilës dhe Pekinit, deklaroi ditën e enjte në një konferencë për shtyp në Manila Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Itsunori Onodera.

Në shkurt të këtij viti Ministri i Jashtëm i Filipineve, Albert del Rosario njoftoi se Japonia, siç pritet, do të furnizojë në Filipine 10 anije të reja patrulluese për një vit e gjysëm.