Gjendja shëndetësore e ish-Presidentit të Afrikës së Jugut Nelson Mandela u përkeqësua dukshëm 48 orët e fundit, njoftoi radio shtetërore vendase, duke iu referuar administratës së Presidentit aktual.

Mandela ndodhet në një gjendje shëndetsore kritike që nga dita e dielë. Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma e vizitoi atë në spital në Pretoria, dhe më pas natën në të gdhirë të së enjtes njoftoi se ai kishte vendosur të anulonte udhëtimin për në samitin në Mozambik.