Një grup ekspertësh i OKB-së ndodhet në Turqi, ku synojnë të mbledhin dhe të shqyrtojnë informacionin në lidhje me përdorimin e armës kimike në Siri.

Në territorin e Sirisë ekspertët e OKB-së nuk u lejuan, anëtarët e delegacionit që nga prilli ndodhen në Qipro, ku po prisin lejen për të hyrë në vend.

Qeveria e Bashar Al-Assad dhe rebelët kanë akuzuar vazhdimisht njëri-tjetrin mbi përdorimin e armës kimike dhe hodhën poshtë pretendimet konkurruese.