Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se nuk ka diskutuar mbi çështjen e Edward Snowden me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe Presidenti e Kinës Xi Jinping, pasi ai nuk e sheh të nevojshme diçka të tillë.

Udhëheqësi amerikan pret që Rusia dhe vendet e tjera gjatë shqyrtimit të kërkesës së mundshme të Edward Snowden për t'i dhënë atij azil politik, të zbatojnë normat ndërkombëtare.