Ceremonia e Hapjes dhe Mbylljes së Universiadës XXVII Verore Mbarëbotërore 2013 në Kazan, si dhe garat sportive do të transmetohen në televizion në 105 vende të botës.

Kanalet kryesore do të jenë "Eurosport", "Rossia 2" dhe "TNV" (Tatarstan - Novij Bek). Në kanalin "Eurosport" janë planifikuar 80 orë transmetime të drejtpërdrejta. Hapësirën më të madhe të transmetimeve do ta zënë disiplina të tilla sportive si noti, zhytja, volejbolli, atletika e lehtë dhe e rëndë, gjimnastika sportive, basketbolli, si dhe kanotazhi me kajak dhe kanoe.