Koalicioni opozitar i Shqipërisë i kryesuar nga Partia Socialiste shpalli sot fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan të dielën. Sipas të dhënave të tij, pas numërimit të 94% të fletëve të votimit socialistët morën 84 mandate në parlamentin me 140 deputetë, ndërsa Partia Demokratike në pushtet - 56 mandate.

Ndërkohë, liderët e demokratëve heshtin për të tretën ditë rresht, duke mos e komentuar dhe pranuar disfatën e tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë duhet të shpallë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve më 27 qershor.