Ditën e mërkurë në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek, u mbajt një takim i ministrave të mbrojtjes të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH).

Ministrat e mbrojtjes të Kirkistanit, Kazakistanit, Kinës, Rusisë, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit diskutuan mbi çështjen e ndërveprimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, ata gjithashtu bënë thirrje për vazhdimin e stërvitjeve ushtarake "Misioni i Paqes".

Ndërkohë, në Ekaterinburg të Rusisë u mbajt takimi i dytë i liderëve të departamenteve kufitare të shteteve të OBSH-së. Pjesëmarrësit në të diskutuan në lidhje me çështjen e rezistencës së përbashkët kundër terrorizmit, separatizmit, ekstremizmit, trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar.