Vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait (OBSH) po zhvillojnë mekanizma për sigurimin e stabilitetit në kufi me Afganistanin, deklaroi Kreu i Shërbimit të Rojeve Kufitare të Federatës Ruse Vladimir Kulishov në takimin e drejtuesve të shërbimeve kufitare të OBSH-së në Ekaterinburg (Ural, Rusi). Sipas fjalëve të Kulishovit, tërheqja e trupave të koalicionit perëndimor nga Afganistani në vitin 2014 do të komplikojë situatën në kufi.

Gjenerali theksoi se shërbimet e rojeve kufitare të vendeve të OBSH-së do të përdorin metodat më bashkëkohore në luftën kundër terrorizmit, trafikut të drogës dhe migracionit të paligjshëm.

Në përbërje të OBSH-së përfshihen Rusia, Kazakistani, Kirgistani, Kina, Taxhikistani dhe Uzbekistani.