Çdo tre vjet më shumë se 5 mijë profesionistë nga 80 vende të botës mblidhen së bashku për t’u njohur me teknologjitë më të fundit të prodhimit të naftës dhe metodat e reja të drejtimit të biznesit. Në vitin 2014 në Kongresin e Naftës në Moskë do të vijnë jo më pak vetë: vetëm ministra dhe krerë qeverish priten të paktën 100 persona. Rusia fitoi të drejtën për organizimin e këtij evenimenti të një rëndësie globale në konkurencë me dy vende: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazili. Presidenti i Këshillit Botëror të Naftës, Renato Bertani; e shpjegoi këtë zgjedhje:

- Rusia luan një rol shumë të rëndësishëm, për të mos thënë rolin më të rëndësishëm në energjetikën globale si për nga niveli i prodhimit të naftës e të gazit, ashtu edhe për rezervat e grumbulluara. Ndërkohë që nafta dhe gazi në 50 vitet e ardhshme do të mbeten gjithsesi burimet më të rëndësishme të energjisë. Pjesa e tyre midis burimeve të tjera të energjisë do të jetë në nivelin 60-70%. Tani në rendin e ditës qëndrojnë çështjet në vijim: po, industria e naftës dhe gazit, natyrisht, duhet të jetë fitimprurëse. Por në të njëjtën kohë edhe përgjegjëse për mjedisin përreth, për ndërtimin e marrëdhënive reciprokisht të dobishme të eksportuesit me importuesët. Dhe është shumë aktuale kërkesa për transparencën e çmimit të saj.

Sipas fjalëve të Renato Bertani, koha e naftës të lirë ka kaluar:

- Askush nuk mund të parashikojë çmimet e naftës. Unë do të them vetëm se ato do të formohen si rezultat i një balance midis kërkesës dhe ofertës. Unë jam i sigurt për një gjë: epoka e çmimeve të lira të naftës tashmë i përket të kaluarës. Nivelin ekzakt të çmimeve për 10 vitet e ardhshme nuk mund ta parashikoj, por që ajo nuk do të jetë e lirë - kjo është e sigurt.

Këshilli i parë Botërore i Naftës u mbajt në Muzeun e Shkencës në Londër, fiks 80 vjet më parë - në vitin 1933. Bashkimi Sovjetik për herë të parë dërgoi në të një delegacion në vitin 1955. Motoja kryesore, e nënshkruar në statutin e Këshillit Botëror të Naftës - përdorimi racional i të gjitha burimeve për shpërndarje të barabartë të dobive të gjithë njerëzimit.