Rusia do të furnizojë me armë dhe pajisje ushtarake Kirgistanin duke filluar që nga tremujori i katërt i vitit 2013, deklaroi sot Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes të Federatës Ruse Sergei Shoigu në një konferencë për shtyp pas takimit me Presidentin e Republikës së Kirgistanit Almazbek Atambajev.

"Kirgistani është një nga vendet kryesore të rajonit të Azisë Qendrore, aleati ynë real, vendi është anëtar i Organizatës së Traktatit për Mbrojtjen Kolektive. Ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që komponenti ushtarak në këtë shtet të forcohet", - tha Shoigu. "Rusia posedon armë ofensive të mira, të cilat janë të nevojshme që shteti të ndjehet i sigurt në planin ushtarak", - theksoi ministri.