Të paktën 27 persona u bënë viktima të trazirave masive në Xinjiang Uygur, rajonin autonom të Kinës.

Të mërkurën në mëngjes në një qytet të vogël njerëz me armë të ftohta çeliku filluan të sulmojnë stacionet policore, ndërtesat e administratës lokale dhe kantierin e ndërtimit.

Si rezultat i sulmit humbën jetën 9 bashkëpunëtorë të ruajtjes së ligjit dhe 8 banorë paqësorë. Policia arriti të vrasë të paktën 10 militantë.

Në territorin e rajonit Xinjiang vepron organizata ekstremiste "Lëvizja islamike e Turkistanit lindor”.