Presidenti rus Vladimir Putin në prag të forumit ndërkombëtar në Shën Petersburg, kushtuar zhvillimit të energjisë bërthamore, u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) Yukiya Amano.

"Planet për zhvillimin e prodhimit të energjisë bërthamore në Rusi janë të bazuara në teknologjitë më të avancuara dhe më të sigurta, në veçanti ne përdorim reaktorin e ri energjetik me ujë të presuar (Presurizzed Water Reactor). Sigurisht që e gjitha kjo nuk është e re për ju, këto teknologji ne i quajmë "postfukushima", - tha Putin gjatë takimit.

Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i ANEA-s theksoi se "Rusia luan një rol kryesor në prodhimin dhe zhvillimin e teknologjive bërthamore".