Kryetari i Komitetit Shtetëror të Anti-Drogës, Drejtori i Shërbimit Federal rus të Kontrollit të Drogës Viktor Ivanov, pas prezantimit të "Raportit Botëror mbi lëndët narkotike të vitit 2013" në Vjenë në selinë e Departamentit të OKB-së për Lëndët narkotike dhe Krimin, deklaroi nevojën e kalimit në një paradigmë të re të politikës antidrogë me qëllim parandalimin e tendencave negative në situatën globale të luftës kundër trafikut të drogës në botën bashkëkohore.

Ivanov theksoi se problemi qendror i luftës kundër trafikut të drogës, me të cilin përballet komuniteti ndërkombëtar, mbetet problemi i funskionimit në shkallë të gjerë të prodhimit të drogës në Afganistan, nëpërmjet të cilit sponsorizohet aktivisht krimi i organizuar në të gjithë botën, duke destabilizuar situatën e përgjithshme politike.

Megjithatë, sipas mendimit të Ivanov, "Raporti" "nuk përmban konkluzione rreth kësaj çështjeje, çka sipas të gjitha gjasave reflekton përpjekjet disproporcionale në luftën me mafien e drogës në hemisferat Lindore dhe Perëndimore".