Gjermania kërkoi sqarime nga Britania e Madhe në lidhje me njoftimet mbi faktin se shërbimet britanike të zbulimit merren me mbledhjen e të dhënave personale dhe përgjime. Palës gjermane i intereson se sa ndikon një aktivitet i tillë mbi qytetarët e Gjermanisë.

Sipas të dhënave të mediave, një letër me një pyetje të ngjashme u dërgoi autoriteteve britanike Ministrja e Drejtësisë e Gjermanisë - Sabine Leutheusser-Schnarrenberger.

Më parë, Edward Snowden deklaroi se Qendra britanike e komunikimeve qeveritare ka pasur akses të plotë te informacioni mbi përdoruesit e Internetit, duke përfshirë këtu edhe jashtë kufijve të Britanisë së Madhe.