Anchorage - qyteti më i madh i Alaskës - shprehu dëshirën për të zhvilluar Lojërat Olimpike Dimërore në vititn 2026. Grupi iniciativ prej 23 personash, në përbërje të të cilit janë 4 kampionë olimpikë nga Alaska, mbajti takimin e parë, në të cilin shqyrtoi çështjet financiare dhe teknike që lidhen me pjesëmarrjen në luftën për të drejtën e zhvillimit të Lojërave 2026.

Anchorage ka luftuar dy herë pa sukses për të drejtën mbi zhvillimin e Olimpiadës Dimërore.

Popullsia e Anchorage është rreth 200 mijë banorë. Ky është qyteti më verior në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.