Që nga data 25 qershor atletët dhe anëtarët e delegacioneve zyrtare, të cilët marrin pjesë në Universiadën Verore Mbarëbotërore XXVII në Kazan, kanë të drejtë të hyjnë pa vizë në Rusi.

Nga data 26 deri më 28 qershor në Kazan do të mbërrijnë delegacionet sportive nga Gjermania, Britania e Madhe, Japonia, Zelanda e Re, Kanadaja, Irlanda, Australia, SHBA-ja, Afrika e Jugut, Malajzia, Meksika dhe Koreja e Jugut.

Ndërkohë, Bashkimi Sportiv Studentor rus deklaroi se ekipi kombëtar i Rusisë pretendon të marrë 209 medalje të Universiadës, duke përfshirë edhe 74 të arta. Kjo duhet të jetë e mjaftueshme për fitoren si ekip.