Në Mongoli sot për postin e presidentit të vendit po luftojnë 3 kandidatë. Sipas sondazheve të opinionit publik, shans më të mirë për të fituar ka Presidenti aktual Tsakhiagiin Elbegdorj. Rivalët e tij - Bat-Erdene Badmaanyambuugiyn i Partisë Popullore të Mongolisë dhe Ministrja aktuale e Shëndetësisë Natsagiyn Udval e Partisë Popullore Revolucionare të Mongolisë.

Një çështje kyçe në fushatën parazgjedhore në Mongoli ka qenë zhvillimi i shpejtë i industrisë minerare. Falë investimeve të huaja ky sektor i ekonomisë së vendit vitin e fudit është rritur me 12%.