Mbështetësit e Silvio Berlusconit zhvilluan një protestë provokative kundër dënimit që ai mori. Një ditë më parë gjykata e Milanos e dënoi ish-Kryeministrin e Italisë me 7 vjet burg për çështjen skandaloze "Ruby".

Ish-Kryeministri Berlusconi ishte akuzuar për organizimin e orgjive në vilën e tij dhe për marrëdhënie intime me kërcimtaren 17-vjeçare marokene Karima El-Mahroug, e njohur me emrin e "Ruby - rrëmbyesja e zemrave".

Vetë Berlusconi e ka quajtur vendimin "një fyerje për italianët", të cilët i besonin atij si një udhëheqësi politik.