Imazhet e reja satelitore dëshmojnë mbi zhvillimin e punëve nëntokësore në poligonin Punggye-ri në verilindje të Koresë së Veriut, njoftuan ekspertët nga Instituti amerikano-korean Johns Hopkins.

Në njoftim thuhet se, ndoshta, bëhet fjalë për ndërtimin e një tuneli të ri për testime bërthamore, ose për riparimin e një tuneli ekzistues, por sipas mendimit të ekspertëve, një aktivitet i tillë nuk ka gjasa të tregojë për zhvillimin e testimeve në të ardhmen e afërt.

Koreja e Veriut kreu një provë të tretë bërthamore në shkurt të vitit 2013, pas së cilës Pheniani njoftoi mbi planet për të vazhduar provat edhe në të ardhmen.