Ministria e Mbrojtjes e Japonisë filloi shqyrtimin e çështjes së zhvillimit të raketave të veta balistike me rreze verpimi 400-500 km. Ato planifikohen të përdoren për mbrojtjen e ishujve të diskutueshëm Senkaku (Diaoyu), njoftojnë mediat lokale. Raketat planifikohen të vendosen në ishullin jugor japonez Okinava për të parandaluar pushtimin e mundshëm nga Kina.

Forcat japoneze të vetëmbrojtjes për herë të parë do të pajisen me raketa balistike - deri më tani Japonia nuk ka pasur armatime sulmuese të distancave të largëta, duke përfshirë këtu bombardues dhe transportues ajrorë.