Ish-Kreu i Partisë Laburiste të Australisë Kevin Rudd do të bëhet sërish lideri i saj pas përfundimit të votimit, të shpallur nga Kryeministra në fuqi Julia Gillard.

Rudd mori 57 vota, ndërsa Gillard - vetëm 45. Duke bërë thirrje për zhvillimin e këtij votimi, Gillard premtoi se në rast humbjeje do të tërhiqej nga politika. Për zhvillimin e votimit parlamentar kontribuuan sondazhet e opinionit publik që parashikojnë disfatën e partisë në zgjedhjet e ardhshme në shtator të vitit 2013.

Kevin Rudd e la postin e kryeministrit 3 vjet më parë.