Nafta dhe gazi me shist argjilor do të mundësojnë përmbushjen e kërkesave, pa ndryshime të menjëhershme në çmimet e arit të zi, mendon Presidenti i Këshillit Botëror të Naftës Renato Bertani. Sipas fjalëve të tij, nafta dhe gazi edhe për një gjysmë shekulli do të mbeten burimet më të rëndësishme të energjisë, por epoka e naftës me çmim të lirë ka mbaruar. Në 10 vitet e ardhshme njerëzimi do të konsumojë të njëjtën sasi burimesh energjetike, aq sa për të gjitha 150 vitet e mëparshme të marra së bashku.

Bertani gjithashtu është i bindur se Rusia ka ndoshta rolin më të rëndësishëm në sektorin energjetik global. Rusia është një nga partnerët më të mëdhenj për sa i përket nxjerrjes së naftës dhe gazit, si dhe për eksplorimin e vendburimeve të reja.