Ekuipazhi i anijes kozmike kineze "Shenzhou-10" u kthye me sukses në Tokë pas një qëndrimi 15-ditor në orbitë.

Kapsula, në bordin e të cilësh ndodheshin Nie Haisheng, Zhang Xiaoguang dhe femra e dytë kozmonaute në historinë e Kinës, Wang Yaping, zbarkoi në rajonin autonom kinez Mongolia e Brendshme, në përputhje me planin e përpiluar.

Anija kozmike kineze "Shenzhou-10" u nis nga kozmodromi Jiuquan më 13 qershor. Qëllimi kryesor i misionit ishte bashkangjitja hermetike e saj me modulin në orbitë "Tiangong-1", i cili u realizua dy herë me sukses.