Edward Snowden grisi perden e sekretit nga sistemi i mbikëqyrjes në Internet, të organizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 29-vjeçari bashkëpunëtor i kompanisë “Booz Allen”, i cili ka punuar nën krahun e Agjensisë Kombëtare të Sigurimit (AKS), bëri publik informacionin mbi faktin se veprimet e përdoruesve të rrjeteve sociale, në veçanti, Facebook, Google dhe Skype regjistrohen dhe përgjohen. Mundësi të njëjta i sigurojnë shërbimeve amerikane të zbulimit disa operatorë telefonikë - në veçanti, kompania “Verizon”. Siç u bë e qartë, në AKS nuk hezitojnë të përgjojnë edhe bisedat e zyrtarëve të lartë të vendeve të tjera gjatë forumeve dhe samiteve të ndryshme.

Mediat kryesore amerikane dhe evropiane publikuan me kënaqësi dokumentet e dhëna nga Edward Snowden. Dhe më pas filluan të krijojnë "portretin e tij psikologjik". Sipas versionit të “New York Times”, Edward Snowden në rininë e tij ka treguar paqëndrueshmëri mendore. Atë e dëbonin nga shkolla, ai komunikonte me nënën e tij jorregullisht, dhe madje nganjëherë nuk u përgjigjej përshëndetjeve të fqinjëve. Konkluzion: Edward Snowden - një tradhtar, i cili nuk e kupton rëndësinë e besimit reciprok në komunitet.

Përfundime të ngjashme vështirë se kanë diçka të përbashkët me realitetin. Atë që po përjeton tani Edward Snowden, nuk mund ta përballojë çdo njeri mendërisht i shëndetshëm dhe i përgatitur, thekson veterani i zbulimit të jashtëm rus Lev Korolkov:

- Ngarkesa është e jashtëzakonshme dhe jo çdokush mund ta tolerojë atë. Ai e bëri tashmë këtë hap - domethënë ai ishte gati për këtë. Por atë duhet ta mbulojë dikush. Unë mendoj se në Hong Kong atë e mbuluan shërbimet kineze të zbulimit.

Sa për akuzat mbi Edward Snowden për "tradhëti të interesave kombëtare", - atëherë kjo është çështja e vetive morale. Vetë heroi quan tradhtarë agjencitë e zbulimit, të cilat kanë shkelur jetën private. Ndërkohë që stabilitetitn psikologjik i arratisuri po e demonstron me faktin që po fshihet me sukses nga shërbimet e zbulimit. Hong Kong, Rusi, Kubë, Ekuador? Nuk dihet se ku ndodhet tashmë Edward Snowden.