Rusia po ndërton për herë të parë në Bjellorusi bazën e saj ajrore. Ajo do të shtrihet në qytetin e Lida, në afërsi të kufirit me Poloninë dhe Lituaninë, njoftoi Komandanti Suprem i Forcave Ushtarake Ajrore ruse, Gjeneral-Lejtnanti Viktor Bondarjev.

"Baza ajrore do të jetë element i rëndësishëm i mbrojtjes së skalionit të parë strategjik të Shtetit të bashkuar, duke siguruar mbulimin e hapësirës ajrore të Bjellorusisë", - tha Kryekomandanti. Ajo do të fillojë të funksionojë në fillim të këtij viti, "pas disa muajsh". Në të do të dislokohen gjuajtësit e modifikuar Su-27SM3, theksoi gjenerali.