Në bazën e flotiljes ruse të Detit të Kaspikut, portin e Astrahanjit, më 28 qershor do të mbërrijnë për një vizitë miqësore anijet e forcave ushtarake detare të Iranit. Vizita është organizuar në përputhje me planin e zhvillimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet Flotës Ushtarake Detare ruse dhe shteteve që lagen nga ujërat e Detit Kaspik.

Marinarët iranianë dhe ata rusë do të vendosin kurora në Flakën e Përjetshme. Vizitorët e huaj do të shëtisin nëpër vendet historike të Astrahanjit, do të vizitojnë muzetë dhe një nga anijet ruse. Është planifikuar edhe zhvillimi i garave sportive miqësore.