Të paktën 10 persona humbën jetën si rezultat i një shpërthimi në provincën jugore të Afganistanit, Kandahar. Siç njoftoi policia, viktima të shpërthimit u bënë 8 gra dhe 2 fëmijë. Bomba në anë të rrugës u aktivizua në momentin kur atje po kalonte një mikrobus.

Sipas fjalëve të oficerëve të policisë tre persona u plagosën. Deri më tani askush nuk e ka marrë mbi vetë përgjegjësinë për sulmin.