Të diplomuarit e shkëlqyer rusë morën medalje ari, në të cilat në vend të flamurit të Rusisë pasqyrohet flamuri serb, kombinimi i ngjyrave e kuqe, blu dhe e bardhë, në vend të ngjyrave e bardhë, blu dhe e kuqe të trikolorit rus.

Specialistët e Departamentit të Arsimit siguruan se ky konfuzion kurioz do të rregullohet së shpejti.

Mbrëmjet e diplomimit u mbajtën nëpër të gjithë Rusinë natën e 23 qershorit duke u gdhirë data 24. Në vitin 2013 shkollën e kanë mbaruar 700 mijë adoleshentë.