Anija kozmike kineze e pilotuar "Shenzhou-10" realizoi një shkëputje të suksesshme nga moduli i ndodhur në orbitë “Tiangong-1". Anija kozmike duhet të kthehet në Tokë ditën e mërkurë.

Lëshimi i "Shenzhou-10", në bordin e të cilit ndodhen 3 kozmonautë - dy meshkuj dhe një femër, u bë më 11 qershor. Gjatë qëndrimit të tyre në kozmos astronautët kanë kryer një seri eksperimentesh shkencore.