Rusia dhe Algjeria kanë një mendim unanim mbi faktin se kriza në Siri duhet të zgjidhen në bazë të kritereve themelore: refuzimi i gjakderdhjes, parandalimi i përhapjes së kërcënimeve terroriste dhe kontrabandimit të flukseve të armëve përtej kufijve, arritja e dialogut politik, deklaroi sot Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, pas bisedimeve me homologun algjerian Mourad Medelci.

Sipas fjalëve të tij, më shumë vëmendje gjatë bisedimeve i është kushtuar situatës në Lindjen e Mesme, në veçanti, situatës në Siri. "Ne kemi vlerësime shumë të afërta, të ngjashme lidhur me situatën në rajon në atmosferën e ndryshimeve që po ndodhin atje", - tha Sergei Lavrov.