Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi në një konferencë për shtyp pas bisedimeve me homologun algjerian Moudar Medelci, se Rusia nuk ka asnjë lidhje as me ish-oficerin e shërbimeve të zbulimit të SHBA-së, Edward Snowden, dhe as me lëvizjen e tij nëpër botë, ai nuk e kaluar kufirin e Rusisë.

Ndërkohë Sergei Lavrov deklaroi se i konsideron krejtësisht të pabaza dhe të papranueshme përpjekjet për të dënuar Rusinë mbi shkeljen e ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me çështjen e Edward Snowden.

"Nuk ka asnjë bazë ligjore për një sjellje të tillë të zyrtarëve amerikanë. Vlerësimet përkatëse i janë transmetuar palës nëpërmjet kanaleve përkatëse", - shtoi Ministri.