Në Ankara policia po zhvillon arrestime në vendbanimet e pjesëmarrësve në trazira dhe aksionet e protestave. Tashmë janë arrestuar 20 persona, por kërkimet vazhdojnë, kështu që numri i të arrestuarve mund të rritet.

Operacioni po realizohet nga bashkëpunëtorët e njësisë së anti-terrorizmit të departamentit të sigurimit. Shumë prej protestuesve konsiderohen si anëtarë të organizatave të ndryshme, të njohura në Turqi si terroriste. Baza për arrestimet shërbejnë regjistrimet e kamerave të mbikëqyrjes së jashtme dhe materialet e transmetuara nga telekanalet, në të cilat duken fytyrat e ekstremistëve.