0Për herë të parë në historinë e lëvizjes olimpike kozmonautët ruse do të çojnë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar një nga simbolet kryesore të Lojrave Olimpike - pishtarin. Dhe pastaj do të dalin me të në kozmos të hapur. Kjo ngjarje historike do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion. Pas vizitës në kozmos pishtari olimpik do të vazhdojë stafetën e vet nëpër qytetet e Rusisë, derisa të arrijë në destinacionin e vet në stadiumin në Soçi. Kampionia e trefishtë olimpike Olga Brusnikina shprehet:

- Vendi i parë, i cili vizitoi kozmosin, është pasues i Bashkimit Sovjetik - Rusia, kështu që është shumë simbolik fakti që flaka e Lojrave Olimpike në Soçi do të vizitojë gjithashtu kozmosin.

Si do ta ruajnë kozmonautët tanë zjarrin në boshllëkun e hapësirës? Nuk ka gjasa që kjo të jetë e mundur! Kësaj pyetje i dha përgjigje këshilltari i Presidentit të korporatës raketore kozmike "Energia", Kozmonauti Aleksandër Aleksandrov:

- Flaka do të ndodhet në një pajisje të veçantë, e cila do të nxirret në kozmos të hapur. Më pas ajo do të transferohet në segmentin rus të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar, dhe vetëm pas kësaj do të kthehet në Tokë.

Rusia do të habisë komunitetin botëror jo vetëm me udhëtimin kozmik të pishtarit olimpik, por do të thyejë edhe të gjitha rekordet në stafetën, e cila starton më 7 tetor. Rreth 130 milionë banorë në vend mund të bëhen spektatorë të drejtpërdrejtë të saj, sikurse edhe pjesëmarrës. Gjithsej pishtari me flakën do të përshkojë më shumë se 65 mijë kilometra në makina, trena, dhe madje edhe në slita ruse me drerë. Gjatë stafetës 14 mijë pishtarëmbajtës do ta shoqërojnë flakën olimpike nëpër 3 mijë vendbanimeve ruse. Stafeta do të përfundojë me ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi më 7 shkurt të vitit 2014.