Sipas deklaratave të policisë afgane, sulmi ndaj Pallatit presidencial në Kabul u spraps me sukses, të gjithë sulmuesit e armatosur u vranë.

Sipas Shefit të policisë së Kabulit, shkëmbimi i zjarrit zgjati rreth 1 orë e gjysmë. Tre apo katër militantë u hodhën nga një makinë bombë përpara se ajo të shpërthente, dhe hapën zjarr.

Pas këtij akti u publikua një deklaratë e militantëve, sipas të cilës përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër lëvizja "Taleban".

Ky sulm ishte më i guximshmi nga ana e militantëve që nga rënia e regjimit të talebanëve 12 vjet më parë.