Gjatë një bisede telefonike Presidenti amerikan Barack Obama dhe Kryeministri turk Recep Tyyip Erdogan diskutuan protestat antiqeveritare në Turqi, thuhet në komunikatën e përbashkët të liderëve të të dy vendeve.

"Të dy liderët diskutuan rëndësinë e heqjes dorë nga mjetet e dhunës, si dhe të drejtën e lirisë së fjalës, shtypit të lirë dhe parimin e lirisë së tubimit", - theksohet në dokument.

Më parë Uashingtoni pati shprehur shqetësim lidhur me veprimet e autoriteteve turke gjatë shpërndarjes së protestuesve, në një kohë kur Ankaraja i kundërshtoi këto kritika.