Policia arrestoi njëherëzi në disa qendra periferike të Parisit 6 terroristë të dyshuar. Mes tyre 4 qytetarë francezë, si dhe shtetas të Beninit dhe Ishujve Komore. Të arrestuarit janë të moshës nga 22-38 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, ata po përgatisnin sulme mbi institucionet financiare dhe ndaj njerëzve të shquar të vendit.