Rusët e ekuipazhit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) 36/37 - inxhinierët Fjodor Jurçihin dhe Aleksandër Misurkin - përfunduan me sukses daljen e planifikuar në kozmos të hapur. Kjo është dalja e dytë për këtë vit në kozmos të hapur në kuadër të programit të segmentit rus të SKN-së.

"Kohëzgjatja e përgjithshme e punimeve në kozmos të hapur ishte më shumë se 6 orë e gjysmë. Anëtarët e ekuipazhit u kthyen shëndoshë e mirë në bordin e SKN-së", - njoftoi Qendra e Kontrollit të Fluturimeve me vendndodhje në periferi të Moskës.