Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, gjatë një fjalimi në një konferencë për shtyp në Nju Delhi, ka paralajmëruar autoritetet e Kinës dhe Rusisë në "pasojat" e mundshme që lidhen me rastin e ish-oficerit të CIA-s Edward Snowden.

Kerry deklaroi se Snowden, i cili u largua nga Hong Kong-u dhe të hënën synoi të udhëtojë drejt Kubës tranzit nëpërmjet Moskës, "tradhtoi vendin e tij".

"Sigurisht ne do të zhgënjehemi nëse mësojmë se ai është lejuar të hipë në bordin e avionit qëllimisht. Si rezultat, kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona dhe nuk do të mbetet pa pasoja", - shtoi Sekretari amerikan i Shtetit.